Masakroi me sëpatë gruan, përfundon arratia e 75-vjeçarit nga Kukësi

604
Policia e Kukësit, njofton se ka vënë në pranga ditën e sotme, 75-vjeçarin Adem Tale.
Arrestimi i tij është bërë pasi, i moshuari për motive të dobëta ka qëlluar më sëpatë për vdekjen gruan e tij, 68-vjeçaren me iniciale Z.T.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e çiftit para disa javësh, ku pas një sherri që kanë pasur mes të dyve, Adem Tale, nuk ka duruar më dhe ka masakruar për vdekje.
Pas ngjarjes, i moshuari u arratis, për tu prangosur ditën e sotme nga Policia e Kukësit.
Për këtë ngjarje, blutë bëjnë me dije se materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
Sigal