Masakra në Kavajë, Gjykata jep masën e sigurisë për 5 të arrestuarit

499
Sigal

Gjykata e Kavajës jep masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit e vrasjes së pak ditëve më parë, Ardian Dedej, Eraldo Hyka, Qazim Merkaj, Marjus Aliu dhe Agron Kollçaku.

Kujtojmë se në përplasjen me armë që ndodhi në 4 korrik, mbeti i vrarë një kalimtar 52-vjeçar dhe u plagosën 5 të tjerë, si pasojë e breshërisë së armëve në drejtim të dy makinave.

Si pasojë e plumbave të qëlluar humbi jetën gabimisht 52-vjeçari Ramazan Hasalliu, i cili në atë kohë po blinte bukë në një dyqan.

Nga hetimet rezulton se ngjarja ka si motive të dobëta, ku dy vëllezërit Aliu janë konfliktuar me tre persona e tjerë të arrestuar mbrëmjen e të mërkurës (3 korrik). Sipas dëshmisë së tyre, të rinjtë janë takuar të enjten për t’u sqaruar, por për shkak të fyerjeve që i ka drejtuar njeri-tjetrit, takim degjeneroi në përdorimin e armëve.