Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj është nisur për në Vlorë pas tragjedisë që shokoi mbarë opinionin publik ku një 24 vjeçar në Vlorë, Ridvan Zyko vrau 8 persona.

Xhafaj shoqërohet nga drejtori i Policisë Ardi Veliu. Kujtojmë që Ridvan Zyka është ende nën kërkimin e Forcave RENA, DELTA dhe FNSH.

Zyka është i armatosur me kallashnikov dhe policia i bën me dije banorëve të zonës të ruhen. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Resulaj të Selenicës. Policia beson se i shumëkërkuari është fshehur në një nga banes të  zonës.