MAS: 4500 kuota të lira në universitete, mund të shtyhet afati i regjistrimeve

581
Sigal

Sot
mbyllen zyrtarisht regjistrimet në Universitete, ku sipas MAS janë 4500 kuota
të lira. Sipas afatit të përcaktuar të gjithë maturantët që kanë rezultuar
fitues mund të regjistroheshin sot deri në orën 19:00.

Por, burime nga Ministria e Arsimit
dhe Sporti deklaruan se po mendohet të shtyhet afati i regjistrimeve. Kjo
shtyrje bëhet me qëllim që të plotësohen kuotat.