Martohet Princ Leka II dhe Princeshë Elia Zogu

602
Sigal

Gazeta Telegraf/


 Sot u mbajt ceremonia e  celebrimit të Princ Leka II dhe bashkëshortes së tij  Elia Zaharia.


Kryebashkiaku Erion Veliaj
kurorëzoi çiftin mbretëror.


Nga sot Elia Zaharija do të jetë
Princeshe Elia Zogu


Në këtë ceremoni madhështore të
familjes mbretërore shqiptare, vendi ynë pret përfaqësues të Familjeve të mëdha
Mbretërore të Evropës dhe më gjerë.


Ceremonia u mbajt Në Pallatin e Brigadave .


Oborri mbretëror bën të ditur se
 ceremoniali nis me celebrimin e çiftit në mjediset e Pallatit të
Brigadave, vijon me një pritje në Rezidencën pranë Galerisë së Arteve dhe
mbyllet me darkën festive përsëri në Pallatin e Brigadave.

 

Darka me 300 të ftuar 

 

Në darkën e dasmës do të jenë
rreth 300 të ftuar, ndër ta do të jenë Princi i Luksemburgut, Princët nga
Lihtneshtejni, LSM Princesha Lalla Salma e Marokut, LSP Farah Diba, MS
Mbretëresha Sofia e Spanjës etj.. Të ftuar në celebrim janë edhe krerët më të
lartë të shtetit shqiptar, Presidenti i Republikës,Bujar Nishani, Kryeministri
Edi Rama, Kryetari i Parlamentit Ilir Meta, ministra të Qeverisë etj..

Në orën 11.00 pritet të fillojë
celebrimi në Sallën e Fronit, drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion
Veliaj.

Në orën 11.15 përfaqësuesit e
klerit në Shqipëri do të mbajnë fjalën e tyre përshëndetëse për këtë martesë
dhe në orën 11.30 celebrimi do të mbyllet me fotot përkatëse, për të vazhduar
me një pritje prej 800 të ftuarish në Rezidencë.

Në orën 12.15 parashikohet
mbërritja e çiftit dhe të ftuarëve në festën në Oborr, ku Princ Leka do të
mbajë një fjalim. Festa parashikohet të zgjatë rreth dy orë.

Festa do të hapet me kalimin e
çifteve, të kryesuar nga Princi Leka dhe Princeshë Elia Zaharia dhe fjalimin
përshëndetës të Z. Skënder Zogu rreth orës 20.50.

Më pas gjatë mbrëmjes, do të
mbajnë fjalën e tyre, edhe babai i Elia Zaharias, Z.Gjergj Zaharia, Princ Leka
II dhe Princesha Elia, për ta finalizuar festën me çastin e tortës në orën
24.00.