Marsi në shenjë tregon çfarë mashkulli kërkojnë femrat e shenjave të horoskopit

631
Sigal

Mes shumë simboleve me të cilat është lidhur astrologjikisht planeti Mars, është edhe ideali i meshkuve.

Në aspektin mashkullor, Marsi përfaqëson mënyrën se si jetohet burrëria. Në aspektin femëror, je të dhëna mbi llojin e partnerit që do kërkonin femrat e shenjave të horoskopit.

Me një studim të shenjave të zodiakut, është e mundur të kuptojmë simbolikën e Marsit në çdo shenjë në të cilën gjendet në momentin e lindjes të secilit nga ne.

MARSI TEK DASHI: Ideali që ka kjo shenjë për meshkujt është një burrë luftëtar, iniciator dhe shumë mashkullor.

Edhe fizikisht, shpesh mund të ketë atraksion për burra shumë muskulozë.

MARSI TEK DEMI: Në këtë rast kërkohet nga mashkulli një pikë e fortë referimi, që të jetë në gjendje të japë mbrojtje dhe dashuri.

Është e rëndësishme që partneri i femrave të Demit të jetë i qëndrueshëm edhe nga ana financiare.

MARSI TEK BINJAKËT: Burri ideal për kë ka Marsin në këtë pozicion, është një mashkull i ri, intelektual, elokuent, që të dijë të joshë dhe të fitojë zemrën me fjalët e tij. Por, këtu është tendenca për të qenë, ose për të njohur burra shumë fëminorë.

MARSI TEK GAFORRJA: Femrat e kësaj shenje janë konfuze mbi idealin që kanë  për meshkujt. Kërkojnë  gjithnjë një burrë me karakteristika tipike femërore, që kanë edhe luhatje humori.

MARSI TEK LUANI: Ideali i meshkujve për këtë shenjë, është një burrë krenarë, i pashëm (edhe fizikisht), që mund të shfaqet me krenari edhe në publik si një trofe, me shumë krenari dhe kënaqësi që kanë arritur ta bëjnë për vete.

MARSI TEK VIRGJËRESHA: Me Marsin në këtë shenjë, tentohet gjithnjë të gjejnë tek partneri i tyre rregullin dhe preçizionin që nuk mund ta gjejnë në vend tjetër. Burri ideal për Virgjëreshat menaxhon paratë shumë mirë dhe nuk bie pre’ e ndjenjave të veta.

MARSI TEK PESHORJA: Gratë e peshores duan një burrë që të jetë elegant, i rafinuar dhe i sjellshëm. Burrat me shumë muskuj, eleminohen menjëherë. Artistët janë ata që mishërojnë më mirë se kushdo idealin e Marsit tek Peshorja.

MARSI TEK AKREPI: Kush ka Marsin në këtë pozicion kërkon një burrë të ndjeshëm, pasional, sensual, energjik dhe të gatshëm të përmbysë botën për të arritur atë që dëshiron.

Ky burrë duhet të ketë personalitet shumë të fortë.

MARSI TEK SHIGJETARI: Burri ideal për të lindurat nën këtë shenjë është thuajse gjithnjë një i huaj apo një atlet me shpirt të spikatur konkurues. Edhe filozofët dhe mistikët hyjnë në idealet e atyre që kanë Marsin në këtë pozicion.

MARSI TEK BRICJAPI: Burri ideal duhet të jetë dikush që të mos kërkojë kurrë, autoritar dhe autoritar. Duhet të jetë ndonjë ushtar, apo burrë që të jetë në gjendje të respektojë rregullat dhe disiplinat.

MARSI TEK UJORI: Duket sikur mashkulli ideal për femrat e Ujorit të mos jetë një burrë, por një alien. Një burrë jashtë standartit, një shpirt i lirë, një rebel që di të nxjerrë në pah gjenialitetin tek personat.

MARSI TEK PESHQIT: Burri ideal për këtë shenjë duhet të jetë shumë i ndjeshëm por dhe i komplikuar, me një botë të pasur shpirtërore. Një burrë i gatshëm për t’u sakrifikuar dhe që di të kujdeset për personat që do.