Marshimi rekord i opozitës, protestuesit përshkruan 9.7 kilometra në këmbë

86

Opozita e bashkuar zhvilloi pasditen e së hënës protestën e saj të pestë kombëtare për largimin e Kryeministrit Edi Rama.

Ndryshe nga herët e tjera, protesta e djeshme ishte një protestë marshim ku për tre orë protestuesit, të udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë përshkruar 9.7 kilometra rrugë në këmbë, duke kaluar nëpër pesë institucione të vendit në shenjë simbolike.

Pavarësisht reshjeve të shiut, numri i pjesëmarrësve ishte tejet i lartë, ndërsa ndryshe nga protesta e 11 majit, ajo e djeshme ishte paqësore, përjashtuar disa incidente të vogla.