Marshimi i studentëve, flet shoqëria e Arielës: “Drejtësinë për ty do ta vendosim ne!”

580
Dhjetëra studentë, pedagogë e qytetarë të Tiranës i janë bashkuar marshimit të heshtur në nder të 21-vjeçares. Kanë qenë studentët e fakultetit të drejtësisë ata që kanë qëndruar në radhën e parë të marshimit, për të nderuar me lule dhe me prezencën e tyre, mungesën e shoqes së klasës, e cila humbi jetën tragjikisht të dielën. Pikërisht në vendin ku Ariela Murati u qëllua tre ditë më parë me plumba nga personi që thoshte se e dashuronte, këtë të martë janë vendosur qindra lule, qirinj e lutje për shpirtin e saj. Kanë mbajtur një minutë heshtje për Arielën e kanë thënë se drejtësinë për Arielën do ta vendosin ata.
Sigal