Marrja e patentës, Haxhinasto: Test psiko-fizik, ulim numrin e aksidenteve

543
Sigal

“Masat e ndërmarra gjatë vitit 2014 sollën një ulje të numrit të aksidenteve të rënda”. Kështu deklaroi ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinastogjatë analizës vjetore të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Ai theksoi se po investohet në teknologjinë e informacionit pikërisht për rritjen e sigurisë në rrugë.

Haxhinasto tha se duhet të luftojmë një përceptim negativ që ekziston sot se patenta mund të blihet me para pa përgatitjen dhe testimin e duhur.
 
Në këtë drejtim, ai informoi se është vendosur sistemi i përshtatshëm dhe po investohet edhe tek teknologjia e informacionit. Duke u ndalur te kjo e fundit, Haxhinasto theksoi se duhet vendosur edhe një tjetër element i rëndësishëm, siç është ai i regjistrimit biometrik i kandidatëve veçanërisht në momentin e testit teorik.
 

“Kjo është hallka e fundit për të kompletuar dhe garantuar një sistem testimi të sigurtë dhe të pakorruptueshëm, pasi detyra jonë është që t’i bëjmë të qartë çdo qytetari se nuk flitet për patentën, por për sigurinë e tyre”, deklaroi Haxhinasto.
 
Kreu i transportit dhe infrastrukturës, tha se do të futet edhe testi psiko-fizik për marrjen e patentës. Kjo është një kërkesë ligjore që sanksionohet edhe nga Kodi Rrugor, ndaj evidentoi ai, duhet ngritur sistemi që kandidatet e ardhshëm për drejtues të mjetit të kalojnë edhe këtë test të rëndësishëm që garanton se kanë të giitha aftësitë psiko-fizike për të drejtuar mjetin. Zbatimi i këtij testi në shumë vende, informoi Haxhinasto, ka sjellë uljen e aksidenteve në rrugë.