Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Akademisë së Policisë

69
Universiteti i Tiranës dhe Akademia e Sigurisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimit. Marrëveshja e Bashkëpunimit u nënshkrua nga Prof. Dr. Dhori Kule, Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Drejtuesi i Lartë Bilbil Memaj, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Sigurisë. Bashkëpunimi mes dy institucioneve ka për qëllim të përcaktojnë marrëdhëniet mes palëve, fushat dhe modalitetet që mundësojnë e lehtësojnë bashkëpunimin reciprok. Ky bashkëpunim synon asistencën në procesin e hartimit të programeve të reja, rishikimit të programeve ekzistuese që zhvillohen në sistemin arsimor të Policisë së Shtetit, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS), të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite; asistencën në procesin e hartimit dhe përmirësimit të kurrikulave mësimore; ahkëmbimin e ndërsjelltë të eksperiencës së stafit mësimdhënës, kërkimor e administrativ; ajesëmarrjen e personelit akademik, shkencor, kërkimor dhe administrativ si dhe të studentëve e kursantëve në aktivitetet me interes reciprok; realizimin e projekteve kërkimore me interes të përbashkët, shkëmbimin e informacionit, publikimeve shkencore dhe materialeve të tjera mësimore dhe kërkimore; ndërmarrjen nismave të përbashkëta si: debate, seminare, leksione, konferenca në fushën e parandalimit dhe hetimit të krimit, thellimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, përmirësimin e cilësisë së shërbimit dhe forcimin e besimit të publikut te policia, reduktimin e mëtejshëm të krimit dhe sjelljes antishoqërore, etj.