Marrëveshja e Veliajt me italianët për plehrat e Tiranës, kush e mori në të vërtetë fushën e Sharrës?

612
Eco Tirana një kompani me kapital italian dhe të bashkisë së Tiranës, duket se nuk është vetëm kaq. Gazeta më e vjetër në Itali, Roma ka zbardhur detaje të frikshme në lidhje me njerëzit e vërtetë që kanë marrë në dorë fushën e plehrave në Sharrë. 

“Çështja e 1300 kontenierëve me lëndë kimike nuk është e vetmja në Shqipëri”, shkruan

ajo në një artikull ku është në qendër vendi ynë dhe ekomafia.

“Burimet tona thonë se oreksi i mafias së plehrave ka bërë që të gllabërohet edhe fusha e shkatërrimit të plehrave në periferi të Tiranës, ajo në Sharrë, që nuk ndodhet shumë larg nga qendrat e banuara. Aty ende digjen plehra dhe Bashkia e Tiranës ka vendosur që të ja besojë një kompanie italiane.

Disa sipërmarrës nga Italia e Veriut kanë dalë si persona që do ta marrin. Njerëz të pastër, besojmë. Por ndërhyrjet, bonifikimi dhe sistemimi i kësaj fushe kushton miliona euro. Pas kësaj marrëveshjeje duket se qëndrojnë disa emra të njohur të ekomafias, të cilët arrijnë të futen gjithmonë dhe kudo.

Një përgjim i bërë nga Antimafia citon dy personazhe të mafias së Ndraghetës të cilët flasin pikërisht për fushën e plehrave në Tiranë, atë të Sharrës. “Kjo është një punë fiks për ne. Një operacion që nuk duhet humbur”, thuhet në përgjimet e zbardhura nga gazeta italiane Roma. 
Sigal