Marrëdhënie seksuale me të mitur, pranga durrsakut që kërkohej nga Italia

560
Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Durrës. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Omar (Moris) Kadiu ishte dënuar në Itali me 12 vite burg për “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
NJOFTIMI I POLICISË
Ndalohet një tjetër shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës ndalojnë një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë i dënuar me 12 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasi me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Është ndaluar shtetasi:
• Omar (Moris) Kadiu 33 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Bergamos, Itali e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar në nenet 81 dhe 609 të Kodit Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal