Mark Frroku kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë

453
Deputeti Mark Frroku është paraqitur sot në orën 12:30 në Gjykatën e Lartë, aty ku kërkon lirinë. Me pranga në duar dhe nën shoqërinë e avokatit Saimir Visha, deputeti Frroku do kërkojë ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, për vrasjen e ndodhur në Belgjikë.
Deputeti Mark Frroku do të gjykohet në shtetin shqiptar në lidhje me vrasjen, për të cilën akuzohet se e ka kryer në Belgjikë, në mars të vitit 1999. 
Frroku e ka mohuar akuzën, ndërsa çështja ndaj tij pas dënimit me dhjetë vjet burg është kthyer për rigjykim. 
Sigal