Marjan Rroku mbetet në burg përjetë, gjykata hedh poshtë kërkesën për rigjykim

607
Sigal

Ish-agjenti i SHISH që 15 vite më parë vrau me armën e shërbimit Alda Canaj studenten 20-vjeçare dhe mamanë e saj Mbarime Canaj humb betejën ligjore për tu liruar nga burgu dhe të drejtën që procesi gjyqësorë ndaj tij të zhvillohet nga e para. Gjykata kushtetuese ka refuzuar të pranojë kërkesën e ish agjentit të shish Marjan Rroku duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë ndaj tij, dënim ky i dhënë për krimin ndaj Aldës dhe nënës së saj, të cilat u vranë më 17 shkurt 2001. Më 9 shkurt 2016 Rroku ju drejtua gjykatës kushtetuese ku kërkon rihapjen e procesit gjyqësorë nda tij, proces i cili kish kaluar të gjitha fazat e gjykimit dhe 2 Majit 2002 ndaj tij rëndonte dënimi me burg përjetë. Por dhe pse i dënuar me burg përjetë sapo u ekstradua nga Amerika, Rroku nuk ndali betejën ligjore dhe trokiti fillimisht në gjykatën e lartë duke kërkuar rekurs për dënimin ndaj tij.