Marinza, Çernobili që po helmon shqiptarët

550
Privatizimi i Albpetrolit do të jetë vjedhja e rradhës e popullit shqiptar. Kjo është arsyeja që nëse nuk reagojmë, do të quhemi njërëz me bisht, sado ndërkombëtarë të na quajnë. Revolta e popullit është ndërkombëtare, të tjerat jo. Qeveria e Rilindjes ka shansin të tregojë që është me popullin dhe për popullin. Të gjitha privatizimet ose dhënjet me koncension të pasurive të pa rikuperueshme të popullit shqiptar kanë dështuar, duke i shkaktuar një dëm të pa llogaritshëm ekonomisë për të tashmen dhe për të ardhmen e saj. Të ndërpritet privatizimi i Albpetrolit, të fillojë rishtetëzimi i ndërmarrjeve që përdorin faktorë të pa rinovueshëm si sektori i naftës, kromit, bakrit dhe i pasurive të tjera kombëtare. Jemi i vetmi vend në botë që ka bërë faje të tilla me pasoja katastrofike për ekonominë. Ti parandalojmë sa nuk është vonë. Ritheksojmë: Rilindja të reagojë sepse ka në dorë shansin që ti mbetet historisë.
Për 25 vite….
Për 25 vite kemi fluturuar, që nga viti 1990 deri me sot, idet e çartura drejt sjelljes së teknologjisë, kapitalit të huaj dhe investioreve seriozë, që do të mundësonin, paga më të larta, për ne Shqiptarët, ajër dhe ujë më të pastër, tokë më të pastër, produkte më bio. Kanë kaluar 25 vjet 1/3 e jetës sonë, dhe e çdo shqiptari dhe jemi pikërisht në pikën e nisjes, vitin 1990. Ne jemi njëlloj, po ata, por me qeverisje, që ndërojnë kuajt, po karroca po ajo, që vjen duke u shteruar nga energjitë, një popullsi aktive që largohet apo kërkon të largohet, pa programe rehabilitimi, me programe anemikë për të mbajtur me dhunë rininë e këtij vendi. Dhe sot ja ku jemi fenomeni Marinëz. Një fshat i vendosur mbi arin e zi dhe më i varfër se kurrë. Si ai janë edhe fshatrat e tjerë që janë në zemër të vb(vendburimeve). Po kështu edhe në Gorisht, Kocul, Ballsh, Visoke, Drenovë, e kudo ku shtrihet kjo pasuri, që i dha dhe i jep dritë dhe jetë kombit.
Në disa emisione televizive ndjemë në çdo rast cinizmin e kompanisë Bankers dhe paaftësisë dhe servilizmit të drejtuesve të institucioneve tona administruese dhe monitoruese të kësaj pasurie jetike.
Nga një analizim i disa fakteve vihet re, që organet tona nuk kanë dijeni ose nuk kanë kryer detyrën dhe për më tepër kanë shpërdoruar detyrën zyrtare dhe për më tepër merren në mbrojtje nga organet eprore.
Fillimisht e fillojmë nga shpërthimi i pusit. Kompania Bankers deklaron se është totalisht përgjegjëse për këtë avari dhe ajo do të marri përsipër të gjitha pasojat financiare që ka prekur të tjerët dhe banorët.
Kjo thënie e kompanisë ka dy anë:
A- Mbrojtjen e titullarëve të institucioneve administruese dhe monitoruese të shtetit përfshi edhe ministrinë.
B- Mbylljen sa më të shpejtë të këtij problem mjedisor, që morri përmasa të zhurmshme dhe doli jashtë kontrollit, sepse realisht ky problem egzistonte.
Le të shohim rolin e insitucioneve shqiptare. Në lojë janë 4 institucione:
a. AKBN
b. Albpetrol sha Patos
c. Ministria e energjetikes
d. Ministria e mjedisit.
Roli i AKBN…
Roli i AKBN është monitorimi i aktiviteteve të kësaj kompanie kundrejt programeve të zhvillimit, zonës së license-marëveshjeve, dhe realizimin e këtyre aktiviteteve me standartet më të larta teknike. A ka bërë këtë punë. Po ju jap përgjigje. Dhe kjo pse?
Kompania ka deklaruar se në një pus rreth 600 ml larg ishte injektuar mbi 2 milion metro kub gaz CO₂ . OK. Kompania ishte duke shpuar një pus horizontal në kuadrin e një vatre. Koncepti i vatrës eshtë në faktin, që të gjitha kokat e pusit do të jenë në të njëjtin vënd dhe fundet e tyre hapen si këmbët e oktapodit në fushë, me një gjatësi rreth 600m nga koka e tyre. Pra diametri i vatrës shkon në rreth 1200 me qëndër vatrën e pusit. Ashtu siç shpohet çdo pus edhe ky pus do të kishte librin e vet të shpimit. Në këtë libër jepen punimet e kryera në çdo turn, kush ka punuar, kush ka drejtuar operacionin në atë turn, kur ka fillluar një operacion dhe kur mbaron ai, sa ml sështë shpuar, cili ka qënë inkliminimi, vertikaliteti apo horizontaliteti i pusit. Njëkohësisht në pus ka edhe gjeolog pusi i cili merret me gjeologjinë e pusit. Kjo arrihet duke krahasuar projektin gjeologjik me atë që faktikisht pusi në shpim po kalon. Edhe kjo për çdo turrn dhe orë. Duke dhënë edhe detaje, kur nuk ka shpim, apo kur pusi është në qarkullim, kryerje manovre, çimentim apo ulje kollonash etj. Detyra e gjeologut të pusit është marrja e kampioneve të shllamit, (shllami eshte lengu argjilor i futur në pus, i cili në dalje është i pasuruar me shkembin e thërmuar nga dalta dhe gazrat që vërehen në shtresë. ( Kur pesha specifike e shllamit është më e lehtë se ajo e futur në pus jemi në situatën e gjurmeve të materialeve më të lehta përfshirë edhe gaz, e cili bulëzon në lëngun argjilor dhe kapet me sy të lirë, kur ai del në vaskën e argjilës). Dhënia dhe analizimi i të gjitha shënjave të ndryshme, që shllami i pusit sjell lart nëpërmjet kezingut të pusit janë pjesë rutinë e një pune të mirëfilltë kontrolli. Tani futemi në situatën reale.
AKBN e kishte detyrë të kontrollonte procesin e shpimit
Operatori Bankers Petroleum, si një nga kompanitë që ka interes ekonomik, të gjitha këto procese i realizon duke vendosur pranë pusit specialistin e vet, i cili nuk bën gjë tjetër, por egzaktësisht atë që përshkruam më lart. Ajo që ka interes në këtë është pikërisht roli i AKBN, Tiranë. AKBN e kishte detyrë të kontrollonte procesin e shpimit, për shkak të kostos së lartë, që ka shpimi dhe rëndësisë gjeologjike (të patjetërsueshme dhe të papërsëritshme për vendosjen e shënjave të qarta gjeologjike të moshës, veçorisë së shtresës dhe analizimin në mënyrë krejt të pavarur të këtyre analizave. Nga ana e drejtuesve nuk më rezulton, që ata të kenë kryer analiza sepse realisht ata nuk kanë laboratorë për kryerjen e analizave petrografike dhe paleontologjike, për të përcaktuar veçoritë e shtresës që ky pus ka. Nëse AKBN do të kishte një specialist gjeolog dhe analizën e vijueshme të shllamit të pusit, atëhere sipas deklarimit te z. Daen Dervishi, asnje specialist i tij nuk do të kishte lejuar atë veprim dhe të kryeshin komanda të papërgjegjshme. Vetë analizat e shllamit do të jepnin shënjat për praninë e gazit CO₂. Prania e gazit CO₂ në lëngun argjilor shkakton uljen e peshës specifike të lëngut larës të shpimit, për pasojë presioni i poshtëm bëhet më i lartë se ai i peshës së lëngut në kolonë dhe situata del jashtë kontrollit, nëse nuk ndërhyhet ose me rritjen e peshës ose me vënien nën kontroll të presionit. Prania e gjurmëve të gazit e cila ndryshon peshën specifike të lëngut argjilor në kollonë duhet të ishte shënjë e alarmit, e cila duhet të ishte shënuar në librat dhe në manualin e komunikimit dhe për pasojë sipas procedurave supervizori i AKBN duhet të urdhëronte deri ne rëndimin e solucionit argjilor. Tani ka tre variante interpretimi.:
Së pari, që AKBN ska pasur asnjë supervisor në atë kohë dhe moment në atë kohë në pus, dhe kjo duhet të verifikohet në librat e dezhurnit dhe raportimit në AKBN-së
Së dyti, AKBN nuk e ka në manualin e saj praktik supervizimin e shpimit të pusevet të prodhimit, marjen e mostrave të shllamit dhe analizimin e tyre dhe verifikimin e cilësisë së analizave të paraqitura nga operatori Bankers. Po kështu edhe cilësinë edhe llojen e materialeve të futur në pus. Kjo për të vërtetuar shkallën e ndotjes së shtresës dhe verifikim e kostove të futur realisht në pus. Ata që e njohin shpimin e pusit e dinë mirë se çfarë miniere përfitimesh ky zë është, ku mund të zhduken sa hap e mbyll sytë miliona dollarë.
Së treti, ja ka besuar këtë detyrë Albpetrolit apo merr të mirqënë atë të kompanisë. Ky rast ka shumë pak shanse, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me shpërdorim të pastër detyre.
E parë tashmë në të tre rastet, deklarimi se shpimi ishte korekt është thjeshte një mënyrë për të fshehur përgjegjësinë personale dhe institucionale të AKBN-së, i cili me veprimet apo me mosveprimet e tij i kanë shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik të pariparueshëm nëpërmjet aktit të moskryerjes së detyrës themelore të tij, atë të monitorimit të operacioneve hidrokarbure.
Roli i Albpetrolit. Albpetroli ligjërisht njihet si partneri i dytë kryesor në këtë vendburim në raport me shtetin. Albpetrol në kuadrin e një Farm out i ka afruar kompanisë bankers kundrejt kryerjes së kësaj të fundit vendburim e naftës së zbuluar nga brezat e mëparshëm, dhe që ajo në emër të popullit shqiptar të përfaqsuar nga deputetët shqiptar administron pasurinë kombëtare hidrokarbure, që është tashmë e zbuluar. Duke kryer farm out, Albpetrol ka dhënë edhe të drejtën e operimit në vendburim kundrejt disa kushteve. Duke qënë se disa kushte dalin jashtë interesit të thjeshtë të kompanisë, faktor në marëveshje është edhe shteti shqiptar i përfaqsuar inidirekt nëpërmjet AKBN, Ministrisë së linjës dhe institucioneve të tjera ligjzbatuese dhe monitoruese.
Të pabesueshmet e përfitimeve
Albpetrol ka rënë dakort ti ofroj vendburimin e Patos Marinzës me një plan dorëzimi dora dorës të të gjithë vendburimeve, duke kaluar një numër pusesh të caktuar brënda afatesh të caktuar. Nga moment i dorëzimit. Albpetroli do të përfitojë prodhimin që kishin puset deri në atë moment. Me kalimin e çdo viti ky prodhim do të pranohej nga Albpetroli, se do të binte me një rënie 15% në vit(pavarësisht se rënia vjetore ishte0.4% në vit). Kështu, që nqs ditën e dorëzimit total psh u dorëzuan 150 puse me debit 1 ton/ dite, pas një viti debiti i tyre do të merret 15% më pak do të ishte 0.85 ton në ditë, dhe pas një viti tjetër do të ishte 0.85² ton/ditë. Pra do të kishin një rënie që i ngjan amortizimit me vlerë të mbetur. Pra rënia do të të aplikohet mbi vlerën e mbetur. Kështu, që pas 5 vjetësh 0.44 ton/ditë e pas 10 vjetësh pusi do të ketë një debit 0.2 ton. E gjithë kjo si prodhimi egzistues. Pra efekti është më i lartë në vitet e parë dhe më i vogël pas 5 vitesh.
Bankers i njeh Albpetrolit 1% të naftës shtese për sa kohë, që rikuperimi ekonomik pra të ardhurat/shpenzimet është më i vogël se 1 dhe ai rritet derin në 3% sipas raporti te ardhura/shpenzime është mbi 1. Sa më i madh ky raport aq më e madhe është % shtesë.
Pjesa e fitimit, që mbetet pas ndarjessë tatimi fitimit 50% ndahet përmes palëve sipas raportit të interesave.
E parë në këtë prizëm Albpetrol është i interesuar, që shpenzimet të jenë minimale, në mënyrë që ky raport të jetë mbi një dhe sa më i madh. Për të realizuar këtë Albpetrol ka dy instrumenta. Programi i zhivllimit dhe AFE( autorizimi për kryerjen e shpenzimeve). Pra investimet dhe plani i kostove dhe të ardhurat gjenden në tavolinën e titullarëve të Albpetrolit, të cilët janë tashmë në rolin e antarit të komitetit operativ(punë për të cilën paguhen ekstra). AFE nuk është gjë tjetër veçse detajimi i programit vjetor për çdo muaj ku operatori do të kryej investime dhe shpenzime operative dhe si rezultat i tyre do të marrë naftë. Nga totali i naftës ai zbret katër lloj detyrimesh:
1. Rentën minerare në masën 10% të naftës së prodhuar.
2. Naften e e llogaritur si nafta e prodhimit paraegzistues.
3. Përqindjen e naftës e përcaktuar nga raporti të ardhura/shpenzime.
4. Nafta e kostos.
Nëse pas këtyre zbritjeve mbetet naftë ajo tatohet 50% dhe pjesa e mbetur pas kësaj ndahet sipas interesave që ka Bankers dhe Albpetrol.
Realiteti Shqiptar ka rezultuar ndryshe.
Shuma e katër zbritjeve janë më të mëdha se nafta e prodhuar. Në këto kushte Albpetrol nuk merr asnjë naftë të fituar. Po kështu edhe shteti. Ka 11 vjet shfrytëzim vendburim nga bankers dhe për 11 vjet drejtuesit e ALBPETROLIT dhe AKBN kanë miratuar dhe lejuar programe zhvillimi që nuk i japin asnjë lek edhe kjo duket paradoksale. Situata tregon qartë tre gjëra:
1. Ose drejtorat kanë qënë kukulla në duart e ministrave dhe qeveritarëve dhe ata nuk kanë guxim dhe kurajo të shkelin rrethin dhe të deklarojnë presionin e ushtruar duke vënë gishtin drejtues, por kanë miratuar programe të detyruar nga institucionet prej nga të cilat ato varen administrativisht dhe financiarisht.
2. Ose ata kanë qënë pa personalitet dhe kanë shpërdoruar detyrën zyrtare në këmbim të përfitimeve të paligjshme.
3. Ose kanë qënë budalllenj.
Sejcili që e kupton se si bëhet përzgjedhja e tyre dhe si manipulohen mund të zgjedhin një nga alternativat duke maksimizuar interesin personal dhe shoqëror.
Ministria e energjetikës. 
Gjithë këtë ditë qoftë nga z. D. Dervishi, qoftë nga Ministri, qoftë edhe në një mënyrë të tërthortë nga kryeministri, janë të vënë përpara faktit se kontrata nuk mund të ndryshohet dhe kjo kontratë është fajtore. Ne mendojmë se ky argument nuk qëndron. Nuk jemi dakort as me faktin se ne kemi përvojë sot, se mund të bëjmë kontrata më të mira. Edhe ky argument nuk qëndron. Edhe qeveritë e mëparshme kanë përdorur ekspertizë të huaj, ka mjaft njërëz edhe në AKBN që kanë qënë edhe atëhere negociatorë dhe janë edhe ende sot, dhe po ti pyesje ata atëhere, kur e hartuan kontratën do të të thonë se kjo ishte kontrata më e drejtë, më e mirë, më e ndershme dhe më bashkëkohore. Ajo që vihet re është se kontrata ka pësuar deformime e ndryshime të herëpashershme me bekimin dhe miratimin e qeverive të kohës. Ashtu si çdo kontratë ajo ka disa kyçe, ku orientohet dhe mbi këtë bazë ajo kalon në parlament. Nga pikpamja e rëndësisë bazë është kushtetuta, sistemi tatimor shqiptar, ligjet që rregullojnë funksionimin e shtetit te se drejtës, mbrojtjen e mjedisit dhe rritjen e punësimit. Sidoqoftë duhet të ulemi në kontekstin e kohës dhe tek negocijimi. Negocijimi i marëveshjes hidrokarbure është një pjesë mjaft e gjërë dhe pasi kalohet edhe nga ekspertë ndërkombëtarë ajo kalon për zbatim sipas një plani 25 vjeçar të zhvilllimit. Duke e parë tashmë kontratën jo më thjesht si terma por si një program zhvilllimi 25 vjeçar palët normalisht kanë rënë dakort si më poshtë.
Sa pjesë e naftës do të shkojë për mbullimin e kostove. Sipas Saxon(sot Bankers) nafta e përdorur si kosto është vlerësuar me një kosto rreth 24-28$/barel. Pastaj është përcaktuar nafta që do të marrë Albpetrol dhe nafta që merr shteti Shqiptar. Për shkak të investimeve të larta në fillim Bankers i është dhënë mundësia, që ti jepet pushimi tatimor (përjashtim tatimor për 5 vitet e para dhe më 2009 ai do ti nënshtrohej tatimit mbi fitimit). Pra sipas kontrates dhe programit që kjo kompani ka paraqitur ishte e kuptueshme, që më 2009 ajo duhet të gjeneronte fitime për Albpetrolin dhe Shtetin. Pse ajo nuk ka gjeneruar ky është një problem, që shkon përtej kontratës dhe bëhet problem i zbatimit të programit 25 vjeçar, i cili nuk ka siguruar kthimin e pritshëm.
Është kjo analizë, që përse firma ka devijuar nga program fillestar dhe çfarë parametrash ka sjellë ai në kthimin për Bankers, Albpetrol dhe Shtetit shqiptar. Ky krahasim bëhet duke aktualizuar fitimet e pritshme të kthyera në kohën zero. Nëse në negocijimet ka shmangje nga Bankers me qëllim rritjen e fitimit të saj në dëm të interesave të Albpetrol dhe Shtetit Shqiptar, atëherë kontrata e parë konsiderohet e paqënë. Në dijeninë tonë ky program ka rënë për tre arsye kryesore.
Së pari, çmimet faktike të kësaj periudhe verifikohet lehtë janë mbi 2.5 herë më të larta se ato të projektuara. Kështu që në kushte të zbatimi të drejtë të programit të zhvillimit, normalisht fitimi duhej të ishte shumë më i lartë, për pasojë Albpetrol dhe Shteti duhet të kishin më shumë të ardhura, gjë që në praktikë nuk vërtetohet. Kjo mbi baza titullimi dhe jo mbi të ardhura të krahasuara.
Së dyti, projekti bazë i zhvillimit ishte projekti EOR, ose shfrytëzimi i vendburimit me metoda të dyta, dhe për vitin që jemi duhet të ishte në kulmin e zhvillimit, në fakt jemi ende në fazën pilot të kësaj metode.
Së treti, në programin e saj ishte parashikuar ndërtimi tubacionit magjistral Fier- Vlorë si dhe estakada e ngarkimit në det, për krijimin e nje porti levrimi për eksport të naftës së prodhuar. Edhe ky projekt nuk ka nisur dhe vijon të paguhet mbi 1 milion $ në muaj për transportin e naftës nga Bankers.
Atëhere pyetja që ngrihet është: a ka ndonjë përllogaritje tjetër që dyfishon të ardhurat e Albpetrolit dhe shtetit nga ky ndryshim? Dhe a ka vepruar ministria me shpejtesi për të përshtatur kontratën mbi bazën e projektit fillestar, i cili sanksiononte raporte titullimi të tjera? Përderisa Ministri thotë jo, atëhere ata vijojnë të jenë në barkën e Bankers por jo të shqiptarëve, naftëtarëve dhe fshatarëve që jetojnë mbi arin e zi të Shqipërisë, duke rrjepur dhe vjedhur Shqiptarët
Sigal