Maratonë gjyqesh për vrasjen e një 12 vjeçari shqiptar në Maqedoni

90
Para pak ditësh është mbyllur në Ohër të Maqedonisë një proces gjyqësor që zgjati gati 10 vjet nga familja Yzellari që ishin nga fshati Hudënisht i Pogradecit. Kjo familje akuzon policinë maqedonase për vrasjen e djalit të tyre 12-vjeçar, Erigert Yzellari .Edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga ngjarja tragjike e vrasjes së 12-vjeçarit i cili u vra 150 m në thellësi të tokës së shtetit fqinj nga policët maqedonas, familja ruan dëshmitë dhe provat që vrasja është kryer pa asnjë motiv, dhe thonë se djalit pas vrasjes, ende pa vdekur, i janë marrë organet e brendshme. Nëna e 12-vjeçarit të vrarë në kufi Flora Yzellari me dhimbje e ri-sjell këtë ngjarje tragjike të familjes së saj kur humbi djalin e saj 12 vjet më përpara nga breshëritë e armëve automatike në kufirin midis Maqedonisë dhe Shqipërisë në drejtim të tunelit të Qafë –Thanës.
Ngjarja dhe dëshmia e Flora Yzellarit në gjyq
Ka qenë pranvera e vitit 1998. Gati 17 vjet më përpara ishin 6 fëmijë pogradecarë nga fshati Hudënisht, të cilët ishin marrë nga disa trafikantë, të cilët tufat e lopëve që do ti kalonin matanë kufirit ia u besuan këtyre fëmijëve të vegjël, të cilëve iu kishin premtuar se pasi të çonin tufat e lopëve në afërsi të fshatit maqedonas Frëngovë, ku i prisnin trafikantët maqedonas, ata do të merrnin secili nga 1000 lekë të reja . Ka qenë ora 6:20 e mëngjesit kur papritur vetëm 150 m brenda vijës së kufirit maqedonase në afërsi të tunelit të Qafë –Thanës, janë dëgjuar të shtëna armësh automatike .Gjashtë fëmijëve të cilët ishin nga 12 deri në 13 vjeç, iu fluturonin plumbat rrëzë veshit dhe njëri prej tyre e ka shembur përtokë të mbuluar në gjak shokun e tyre Eugertin. Mes plumbave të shumtë, tre prej fëmijëve kanë mundur të largohen me vrap, ndërsa dy të tjerë Elton Abasllari dhe Irini Torollari kanë shtangur përballë kufomës së shokut të tyre të mbytur në gjak. Ndërkohë, tregon Eltoni Abasllari, njëri nga ushtarët maqedonas me uniformë i mallkoi në gjuhën shqipe shokët e tij duke i rënë kufomës sipër dhe duke qarë. Ishte një ushtar shqiptaro -maqedonas nga Gostivari i cili pas 7 vjetësh vjen në Hudënisht për të pirë kafe pranë familjes Yzellari për Erigertin e vogël. Më pas Flora, nëna e Erigertit, tregon misteret e tjera të kësaj ngjarje.Vetëm pak minuta pas vrasjes së djalit të saj ka mbërritur një ambulancë e cila e ka marrë trupin e pajetë të Erigertit .Trupi është kthyer në orën 18 të mbasdites në doganën e Qafë –Thanës nga policia maqedonase ku mosha dhe identiteti i fëmijës nuk përputheshin me ato që shkruheshin në proces-verbal. Më pas ceremonia mortore. Hoxha i fshatit që ka larë kufomën e vogëlushit Yzellari (sipas një riti fetar), ka dalluar se barku i fëmijës ishte krejt pa organe të brendshme dhe më pas barku ishte qepur me një fije spangoje në mënyrë primitive. Ku ishin organet e brendshme të Erigertit? Dhe fëmija me arkivol vjen nga dogana në shtëpinë e tij në Pogradec pa iu bërë ekspertiza mjeko-ligjore nga policia e Pogradecit. Por mbrëmja solli një pamje tjetër. Stacioni maqedonas MTV2 jep lajmin e parë për një tufë fëmijësh me municion dhe armë në dorë, sikur u futën në tokën maqedonas për të trafikuar e montuar armë me fëmijë të tjerë. Ata nuk kishin armë,e vazhdon ngjarjen Saliu, babai i Erigertit. Kjo alibi e sajuar nga mediat maqedonase i shton akoma më tepër misteret e kësaj ngjarje. Trafikantët iu shkuan fëmijëve në shkollën e fshatit ”Dëshmorët e Pojskaës” dhe i gënjyen duke iu premtuar lekë. Edhe pse po kalojnë 17 vite nga ngjarja e ndodhur, ende ngelen shumë mistere rreth saj. Pse ma vranë djalin, ku i çuan organet e brendshme që ia morën djalit tim mjekët maqedonas që mbinë menjëherë atje sapo u vra djali im? Pse erdhën dhe e morën me ambulancë ende pa dhënë shpirt ai? Cfarë bënë ata 10 orë me kufomën e djalit nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 18:00 të mbasdites? Edhe pse kanë kaluar 17 vjet asnjëri prej tyre, as nëna Flora, as babai, Saliu dhe as motra, Bruna ende nuk e kuptojnë shkakun e kësaj tragjedie, misteret e saj dhe tragjedinë e engjëllit të tyre që u vra nga Maqedonasit si “kriminel”. Nëna e Erigertit, Flora Yzellari thotë për gazetën “ Telegraf “ se gjyqi që u zhvillua në qytetin e Ohrit me faktet e grumbulluara dhe me dëshmitarët okularë duhet ta zgjidhte këtë mister. Avokati mbrojtës i familjes Yzellari, Bekim Kaba nga Struga me gjithë optimizmin për këtë ngjarje misterioze dhe faktet e shumta që solli ai gjykata nuk i mori parasysh duke e quajtur si një incident kufitar dhe djali i tyre ishte vënë në shërbim të trafikantëve. Kështu mbaroi odiseja e këtij gjyqi i cili u zvarrit pambarimisht duke dhënë një rezultat negative për familjen Yzellari nëpër të gjitha shkallët e gjykimit. Ndërkohë Flora Yzellari e bindur në të drejtën e saj do të hapi gjyq në një gjykatë ndërkombëtare për t`a zgjidhur të vërtetën. Ajo e ka plagë në shpirt vrasjen misterioze të djalit të saj, dhe nuk do ta treti dheu deri sat a zgjidhi këtë çështje .
Bardhyl Berberi