Maratona e Tiranës, ja fituesit dhe shpërblimet që morën

511
Sigal

Gazeta Telegraf/ Maratona e Tiranës zhvillohet për
herë të parë dhe u organizua për nga përmasat si çdo vend i Europës.

Mbi 1 mijë qytetarë, vrapues
profesionistë dhe politikanë iu bashkuan kësaj maratone, jo vetëm për të garuar
mes tyre por edhe për të dhënë mesazhe sensibilizuese për ushtrimin e sportit
për një jetë të shëndetshme.



distancën 21 kilometra fitues u shpall për meshkuj Ilir Këllezi, ndërsa për
femra vrapuesja e njohur Luiza Gega, e cila u konkurrua nga kryebashkiakja e
Gjakovës Mimoza Kusari Lila, e cila u rendit e 3-ta.

Kryebashkiaku
i Tiranës, Erion Veliaj garoi në disiplinën 10 kilometra dhe tha se ishte
renditur i 500-ti ose i 600-ti.

“Kjo
ishte më e vështirë se fushata. Fushata fitohet më kollaj se një maratonë. Nuk
e di i sati kam dalë, i 500 apo i 600, por gjithmonë duhet të marrësh pjesë.
Sot qyteti është realisht europian. Të gjithë të huajt që morën pjesë thane se
një gjë të tillë nuk e kemi parë në asnjë vend të Ballkanit dhe të Rajonit.
Tani besoj e kemi kaluar testin. Mezi presim që në datën 13 Tetor, javën
tjetër, të marrim një datë zyrtare për t’u futur në kalendarin e maratonave të
certifikuara në të gjithë Europën dhe vitin tjetër ta bëjmë akoma më të madhe,
akoma më të bukur, akoma më europiane Maratonën e Tiranës”, tha Veliaj.

Fituesit
e maratonës, vendi i parë, i dytë dhe i tretë morën shpërblime monetare
përkatësisht, 50 mijë 30 mijë dhe 20 mijë lekë.