Maqedonia bllokon eksportin e perimeve, Panariti: Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave

147
Ministria e Bujqësisë ka reaguar ndaj bllokimit të eksportit të perimeve të freskëta shqiptare në Maqedoni, duke e cilësuar këtë si një aki të njëanshëm.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se për këtë qëllim, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka dërguar një letër homologut të tij maqedonas, Mihail Cvetkov ku shkruan se fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave dhe se këto veprime nuk i kontribuojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Fryma e bashkëpunimit duhet të shfaqet në heqjen e barrierave tregtare dhe në informim dhe dialog të vazhdueshëm midis palëve. Veprimet e njëanshme nuk i kontribuojnë marrëdhënieve tona”, i shkruan ministri Panariti homologut të tij