Manjani: Nuk kam asnjë mundësi mirkuptimi për asnjë polic që sot gjendet tek unaza i rrjeshtuar kundër shqiptarëve

122

Nuk kam asnjë mundësi mirkuptimi për asnjë polic që sot gjendet tek unaza i rrjeshtuar kundër shqiptarëve që po mbrojnë shtëpitë e tyre.

Nuk funksionon më as me shkelje syri, e as me justifikimin e përhershëm: “buka e kalamajve”.  Nuk mbahen kalamajt e tu duke dhunuar kalamajt e tjetrit!

Aq më tepër që detyra e policisë nuk është të prishë, por të mbrojë shtëpitë e njerëzve.

Kjo eshtë koha e burrave dhe jo e qaramanëve. Kërkohet rrjeshtim i qartë: o me popullin, o me banditët që qeverisin! Kush rri mbron banditët do duhet të largohet njësoj si ata. Pa asnjë mëdyshje!