Manjani do të propozojë pranimin pa konkurs në Magjistraturë për të arsimuarit jashtë vendit

531
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se do të propozojë që të pranohen pa konkurs në Shkollën e Magjistraturës.
“Do propozoj të pranoheni pa konkurs në Shkollën e Magjistraturës dhe për brezin e parë të vijojë me një kurrikul të përshpejtuar”, u shpreh Manjani gjatë një takimi metë arsimuarit jashtë Shqipërisë.
Manjani duke iu drejtuar
“Kam ndërment të propozoj hapjen e kuotave të shkollës së magjistraturës sepse ne duhet të pranojmë edhe një gjë tjetër. Nuk mund të fusim dot në sistemin gjyësor jurist të pa çertifikuar nga shkolla e magjistraturës. Po e pranuam këtë përjashtim kemi dëmtuar parimin e karrierës, parimin e profesionalizmit. Kjo është rruga e duhur që të mund tju integrojmë ju. E zemë se sistemi gjyqësor nuk ka shumë nevojë për ju, por MD ka shumë nevojë.
Dikush kishte mbaruar në Sorbonë me 7.5 dhe shkoi të aplijkojë në shkollën e Magjistraturës dhe nuk ja pranuan dokumentat sepse nuk plotësonte kriterin që duhej të kishte mesataren 8 sipas ligjit tonë. Pra 7.5 e Sorbonës sipas ligjit tonë nuk vleka. Ky nuk është kriter, por është maskarallëk. Këtë kriter kam ndërmend të rpopozoj për të hequr për ju dhe për studentët e ekselencës. Nuk do merremi tani me histori mesataresh.”
Sigal