Manipulime në sahat, dy pronarë hotelesh në Velipojë në hetim!

571
Dy pronarë hotelesh u kallëzuan në prokurorinë e Shkodrës, pasi në bizneset e tyre u konstatuan ndërhyrje në matësat e energjisë elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Shkodër thotë se pas kontrolleve të kryera në Velipojë, u konstatuan parregullsi në dy hotele, e për këtë arsye u kallëzuan pronarët. Hotelet ndodhen nën në zonën e plazhit Pulaj.
Dy biznesmenët G. V. dhe N. K. janë shoqëruar nga policia për në komisarit me akuzën e ndërhyrjes në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit.
OSHEE thotë se aksioni vijon ende.
Sigal