Mallakastër, kundërshtoi me dhunë policin për shkak të detyrës, prangoset 28 vjeçari

85

Një 28 vjeçar është arrestuar pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë në Mallakastër.

Shtetasi M.H, banues në Fratar, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Njoftimi i policisë:

Kundërshton me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë 28-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.H, 28 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në qendër të fshatit Fratar, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.