Sigal

Mesuesi godet drejtorin e shkolles. Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme të fshatit Podgorie dhe sipas policise, pas denoncimit ka nisur procedimi penal ndaj mesuesit E.Xh, 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Njoftimi i policise 

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit: E.Xh, 32 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, ky shtetas duke qenë me detyrë mësues në shkollën e mesme të fshatit Podgorie, për shkak të detyrës, në ambjentet e saj, dyshohet se ka goditur Drejtorin e shkollës shtetasin A.B, 43 vjeç, banues në Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale bazuar në nenin 237 të Kodit Penal.