Maliq/ Hajdutët thyejnë kamerat e sigurisë, më pas vjedhin supermarketin

492
Sigal

Gazeta Telegraf/ Më datë 18.10.2016, në
orët e para të mëngjesit, në Maliq, është vjedhur një supermarket në pronësi të
shtetasit R.K, 52 vjeç, banues në Maliq – Korçë.

Nga hetimet e kryera
rezulton se autorët e ngjarjes, pasi kanë dëmtuar kamerat e sigurisë dyshohet
të kenë përvetësuar një sasi lekësh, kryesisht monedha metalike dhe një sasi
stekash cigare marka të ndryshme, me një vlerë rreth 150.000 lekë (të reja).

Nga ana e Policisë, po
punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan për
hetime të mëtejshme Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale
“Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.