Malësi e Madhe, i vënë tritol në kamionçinë, fatmirësisht nuk shpërthen

504
Sigal

Një sasi tritoli është vendosur në kamionçinën e një personi në Malësinë e Madhe, ndërsa tentativa për të shpërthyer ka dështuar. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Brigje në Hanin e Hotit.

Të njëjtat burime theksojnë se lënda plasëse ishte vendosur në mjetin në pronësi të Luigj Mecaj. Ndërkohë, rezulton se autorët, ende të paidentifikuar, kanë shfrytëzuar natën e mbrëmshme për të vendosur tritolin. Ndonëse fitili ishte ndezur, ai nuk kishte arritur të shpërthejë.

Sakaq, deri më tani nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, e cila është nën hetim.