Malazezi i ofron 10 euro, polici shqiptar i vë prangat në Lezhë

525
Një shtetas malazez u arrestua sot nga policia shqiptare në qytetin e Lezhës pasi i ofroi ryshfet efektivit rrugor.
31 vjeçari Mileta Medenica, banues në Podgoricë të Malit të Zi u ndalua superstradën Laç – Lezhë. Sipas policisë ky shtetas i ka ofruar 10 Euro punonjësit të policisë për të shmangur masën administrative për parakalim të gabuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Sigal