Malaj: Ja çfarë duhet bërë për të eliminuar tendencat bllokuese në Universitete

577
Polemikat në lidhje me vendimet e fundit të ministres Mirela Karabina, janë ndjekur edhe nga Rektori i Universitetit Luarasi, Arben Malaj. Në një postim në Facebook, Malaj jep disa detaje se si mund të kalohet kriza në universitete dhe cilat janë të drejtat e Rektorit dhe Administratorit. “Mbi debatin për Bordet e Universiteteve Publike. 
E para – Universitetet publike dhe private kanë gati një vit që nuk miratojnë dot statutin e Konferencës së Rektorëve një strukturë e parashikuar në ligjin e arsimit të lartë që inicion dhe mbështet reformat ligjore dhe institucionale. Bllokimi i këtij procesi ka përgjegjësi konkrete. 
Së dyti- Arsimimi në çdo nivel nga parashkollori deri tek universitetet është një e mirë publike, si kur realizohet nga institucionet arsimore publike edhe nga ato private. 
Së treti- Ligji i ri i arsimit të lartë qartëson si në Universitetet publike dhe ato private ndarjen e drejtimit akademik, ku në krye është Rektori dhe në drejtimin Administrativ qëndron në krye Administratori i zgjedhur nga Bordi Administrimit. Ky organizim bashkëkohor detyron që Rektori të mos marrë asnjë atribut administrativ ndërsa Administratori të mos interferojë në drejtimin akademik, por të lehtësojë përmbushjen e misionit dhe objektivave akademike që ka Universiteti. 
Së katërti-Rektorët nuk emërojnë, nuk bllokojnë dhe nuk zëvendësojnë Administratorët. Çdo ngatërrim i këtij parimi thelbësor nga Rektorët cenon rëndë parimin themelor të menaxhimit të Universiteteve publike dhe private, statutet e të cilëve për të verifikuar respektimin e këtyre parimeve, bëhen nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Përgjegjëse për respektimin e lirisë akademike dhe autonomisë financiare të tyre. 
Së pesti- Është zhgënjyese që universitetet që kanë këtë mision fisnik për mirë arsimimin e një kombi preken nga fenomene negative të pengesave, vonesave, mbivendosjes së kompetencave. 
Së gjashti- Urgjente që të eliminohen këto tendenca deformuese dhe përkeqësuese për mirëfunksionimin e universiteteve publike dhe private”, shkruan Arben Malaj.
Sigal