Makuteria e pushtetareve nuk ndalet

192

Vladimir Prifti

Edhe një herë mbi T. E. C- in e Korçë që parashikohet dhe ka marrë rrugë ndërtimi i tij me shfrytëzimin e gazit metan Funksionimi i tij do të sjellë një genocid të paparë njerëzor, bimore e shtazore për gjithë fushën e Korçës. Nga llogaritjet( gjithnjë me rezerva) del se nga djegia e asaj sasie gazi metan të parashikuar, mbi fushën e Korçës do krijohet një shtresë gazi karbonik prej 2,65 m lartësi ose e shpërndarë në lartësinë deri 100 m, dëndësia e këtij gazi karbonik do të jetë 14 herë më e lartë se ajo normale e përcaktuar nga marrveshja ndërkombëtare e Kjatos ku edhe vëndi ynë është anëtar. Gazi karbonik do vendoset në këtë lartësi dhe do çvendosë ajrin sepse ai është 1,5 herë më i rëndë se ajri.. E thënë ndryshe, dëndësia e këtij gazi do jetë 60 herë më e lartë se norma mesatare e planetit Në këto kushte nuk do jetë e largët dita kur…..fusha e Korçës do shndrohet në një shkretëtirë…