Makinës së turistëve i mbaron vaji, ua blen polici

529
Sigal

Një çift Italian kishin marrë një makinë me qëra në Tiranë dhe po udhëtonin drejt jugut të vendit. Por në Fier, turistëve u është fikur makina pasi i mbaroi vaji.

Patrulla e policisë rrugore ndodhej pranë vendit ku u fik makina. Oficerët e rrugores kanë shkuar për të blerë vaj dhe më pas ua kanë dhënë turistëve, të cilët kanë vijuar rrugën.