Makinat ekzotike më të veçanta

968
Sigal

Kush janë më të shtrenjtat, me dizajni më futuristik. Vetura që kushtojnë deri në 2 milionë dollarë

Makinat ekzotike. Ato që janë të veçanta dhe që kanë një çmim të lartë që, nuk mund të arrihen nga masat. Ato që janë të ndërtuara me fantazitë më të shfrenuara dhe materiale speciale, me lëkurë fine dhe të punuara me dorë. Ato që janë obsesioni i të gjithë të pasurve dhe “VIP”-ave. Këto makina i bëjnë të pasurit të ndihen zotë të botës, të dëshmojnë superfuqinë e tyre, ndërsa inxhinierët që i kanë ndërtuar të mos njohin limite të aftësisë.

01

Vuhl 05 (Meksikë)

Vuhl 05 nuk është vetëm supermakina e parë moderne meksikane, pasi më parë është ndërtuar edhe Mastretta MXT në vitin 2012. Vuhl ofron një komoditet të jashtëzakonshëm, me një xham të përparmë të madh. Është 285 kuaj fuqi, motor katër cilindërsh të furnizuar nga “Ford”. Shpejtësia maksimale është 244 km në orë. Çmimi në treg 89 mijë dollarë. Përveçse prodhohet në Kanada, tashmë ka një linjë prodhimi edhe në Kanada.

 02

Marussia B2 (Rusi)

 Shtëpia e makinave ruse, “Marussia”, ka prodhuar supermakinën e dytë, “Marrusia B2”, të ekspozuar për herë të parë në panairin e Frankfurtit në vitin 2009. Është shumë e shpejtë dhe arrin limitin në 250 km në orë. Është 2.8 litra, turbo V6 dhe e ndërtuar nga prodhuesi britanik i motorëve “Cosëorth”. Ka transmision automatik me gjashtë shpejtësi. Kompania ka hyrë në Formula 1 duke kontrolluar përqindje te Virgin Racing.

  03

Arrinera Hussarya (Polonia)

 Me një formë silhuete, të ngjashme me Lamborgini, supermakina e parë moderne e prodhuar në Poloni, u bë publike në vitin 2012. Mban emrin e kavalerisë historike polake që, ka qenë e pathyeshme në shekullin e kaluar. Është e pajisur me motor “General Motors”, me 8 valvula (8V) dhe mund të arrijë shpejtësinë maksimale në 340 km në orë. Një makinë agresive dhe shumë e kërkuar në treg, sidomos atë lindor. Kamio manuale me gjashtë shpejtësi.

  04

HTT Plethore 750 (Kanada)

 Në botën e automobilave, Kanadaja është më mirë e njohur për asemblimin e makinave amerikane sesa me prodhimet e veta, por kompania me qëndër në Kebek, “HTT”, pretendon se ka ndërtuar supermakinën e parë tërësisht të prodhuar në vendin e saj: Plethore 750. Ka jo pak ngjashmëri me supermakinën e MekLarenit në Formula 1 në vitet 1990. 7 litra, motor V8, me gjashtë shpejtësi me kamio manuale. Arrin deri në 400 km në orë, një nga më të shpejta në botë.

  05

Amoritz GT DoniRosset (Brazil)

 Me një dizajn agresiv, si në pamjen e jashtëme ashtu dhe në dizenjimin e brendsshe, “Amoritz GT DoniRosset” të ngjan me makinat e tjera të prodhuara nga DoniRosset te makinat MekLaren. Është një makinë V10, e fuqishme dhe tepër sportive. Motori 10-cilindërsh është i furnizuar nga “SRT Viper”. Një makinë tepër e shpejtë, dhe sigurisht që është tepër e kushtueshme. E denjë për miliarderët e rinj brazilianë.

 06

Zenvo ST1 (Danimarkë)

Duket si një makinë me pamjes “Batmani”, kjo edhe për shkak të formës së saj, me kurba të shumta dhe të theksuara. Hades Zenvo ST1 përdor një motor LS7, të prodhuar nga “Chevrolet Corvette Z06”. Një makinë tepër e fuqishme e prodhuar në Danimarkë. Arrin shpejtësinë maksimale në 375 km në orë. Nëse dëshironi ta blini, ajo kushton rreth 2 milionë dollarë. Është me transmision manual me gjashtë marsha dhe përdor turbongarkues.