Makinat e reja të qeveritarëve, kosto shtesë për shqiptarët

551
Në shërbim të shtetarëve tanë nuk do vihen në dispozicion 29 autovetura, 22 nga të cilat u thanë se do përdoreshin nga kryeministri, Zv. kryeministri dhe ministrat, por 44 autovetura, siç thuhet në një vendim të Këshillit të Ministrave, vendim i datës 19 mars 2015, i mbajtur sekret nga qeveria. Kostoja e mirëmbajtjes së 22 automjeteve që do merren vetëm nga kryeministria shkon 636,392 euro në vit, ose 2,545,571 euro për një periudhë katër vjeçare, duke përllogaritur këtu edhe vlerën e amortizimit të automjeteve. Vlera e një automjeti shkon 95 mijë euro. Duke parë shifrat të cilat do të shpenzohen për marrjen me qera të 29 autoveturave me xhama të zinj, del se duhet të paguhen 30 mijë euro për një makinë çdo vit vetëm për mirëmbajtjen. Në dispozicion të shtetarëve tanë do vihen 44 makina të reja të tipit “Jaguar”, të cilat do të ofrojnë komoditetin dhe luksin për shtetarët tanë. Vetëm 22 autoveturat që do vihen në dispozicion të kryeministrisë kapin vlerën e më shumë se 2 milionë eurove, shifër kjo e barabartë me asistenca vjetore të 2000 familjeve në vendin tonë. Totali për 44 autoveturat shkon më shumë se 4.2 milion euro, shifër kjo e barabartë me asistencën vjetore të më shumë se 4000 familjeve. Ndërkohë që në fund të katër vjeçarit, kjo kontratë e nënshkruar, ose do rinovohet ose do ndërpritet, duke lënë pushtetarët tanë sërish pa automjete edhe pse shuma e paguar për katër vjet do të kjo e bërë publike. 

E gjithë kjo ndodh në kohën, kur buxheti është shkurtuar për shkak se financat nuk arrijnë dot të mbledhin të ardhurat në arkën e shtetit, kur më shumë se 100 mijë persona i janë drejtuar Gjermanisë për fitimin e azilit, 60% e të rinjve shprehen të gatshëm të lenë vendin për t’u larguar për shkak të papunësisë, shifrat e papunësisë në vend janë çdo ditë dhe në rritje. Në kohën kur sipas shifrave të bëra publike nga Banka Botërore, numri i familjeve shqiptare të zhytura në skamje po rritet në përqindje të frikshme, kur asistencat sociale për familjet e varfra janë qesharake, shumë e cila varion nga 25-45 mijë lekë të vjetra në muaj. Në kohën kur pensioni minimal i një pensionisti është 11 mijë lekë të reja, aq sa kostoja ditore e një e shpenzuar për një nga këto makinat luksoze të pushtetarëve tanë, kosto e cila është e barabartë me 79.2 Euro në ditë, pra 11 mijë lekë të reja., etj, etj. Pra, ky është realiteti, i cili nuk paraqitet aspak pozitiv, madje me gojën plot mund të themi se, është për të ardhur keq, që qeveritarët tanë vendosin të shpenzojnë shifra marramendëse, vetëm e vetëm për të udhëtuar në komoditet dhe luks, ndërkohë populli nuk siguron dot mbijetesën. 
Sigal