Sigal

Një aksident është shënuar sot në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor, ende të paidentifikuar.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në rrugën “28 nëntori” dhe se drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat, për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

“Në rrugën “28 nëntori” mjeti me targë TR9313M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit”, njofton policia.