Makina përplaset me trailerin, plagoset 18 vjeçarja

116
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Dibër.
Ku një automjet tip “BMW X5” në të cilin udhëtonin katër persona nga Dibra në drejtim të Tiranës është përplasur me mjetin tip “trailer” që udhëtonte në drejtim të Burrelit.
Përplasja ka qenë mjaft e fuqishme duke shkatërruar konsiderueshëm mjetin tip BMW. Si pasojë ka mbetur e plagosur një 18-vjeçare që ndodhej pasagjere në mjetin që po lëvizte drejt Tiranës, e cila është dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, dhe më pas është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, por jashtë rrezikut për jetën, raporton top channel. 
Personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë pësuar lëndime. Grupi hetimor ishte në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e vërteta të aksidentit. Sipas policisë lokale në mat dyshohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit tip BMW.