Makina përplas motorin, humb jetën 40-vjeçari

584
Sigal

Një shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi.

Ngjarja ndodhi në zonën e Sindos në Selanikun perëndimor, kur 40 vjeçari që udhëtonte me një motor, u përplas për vdekje nga një makinë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje rreth orës 20:30 në kryqëzimin e Papagou dhe Paul Mela.

Drejtuesi 21-vjeçar i një makine u përplas me automjetin motorik të 40-vjeçarit. Policia rrugore po heton për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit fatal.