Makina përplas 11-vjeçarin me biçikletë

123

Një aksident është shënuar në paraditen e sotme në fshatin Suk 1 në Roskovec.

Një mjeti tip “Iveko” ka përplasur një 11-vjeçar që udhëtonte me biçikletë.

Më pas drejtuesi me iniciale A.M., goditi një automjet tip “Audi”, i cili ishte i parkuar në anë të rrugës.

“11-vjeçari me iniciale E.V, ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve,”-njofton policia.

Drejtuesi i  Iveko është shoqëruar në polici dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.