Makina pa dokumenta shkakton aksident në Kavajë, panik te qytetarët

574
Sigal

Një aksident i frikshëm rrugor ka ndodhur pasditen e  kësaj të mërkure në rrugën kryesore Rrogozhinë-Kavajë.

Në aksident janë përfshirë dy makina, ku njëra prej tyre ka ecur në mënyrë të pakontrolluar  të paktën 20 metra pas përplasjes.

Fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Sipas News 24, nga të dhënat e para dyshohet se mjeti, i cili shkaktoi aksidentit ishte pa dokumente dhe pa siguracione, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.