Makina në servis ngarkuar me drogë, kapen kosovari dhe dy nga Fushë-Kruja

809
Tre persona u arrestuan në flagrancë nga Policia e Durrësit pasi u kapën me kanabis. Dy prej tyre janë me banim në Fushë-Krujë, ndërsa një 27-vjeçar është nga Kosova.
Bashkë me 37 kg kanabis u sekuestruan edhe një automjet, vlera monetare dhe aparate celularë në kuadër të operacionit të koduar” Servisi”.
Nga policia u arrestuan Gentian Kanberi 34 vjeç dhe Shkëlzen Mirdita 32 vjeç, banues në Fushë- Krujë dhe Flamur Hajdini 27 vjeç, banues në Kosovë. 
Ata u zbuluan gjatë kontrollit të ushtruar në Larushkë, ku në automjetin tip Opel, në pronësi dhe i gjendur në servisin e Gentian Kamberit janë sekuestruar 37 kg e 350 gr Marjuanë, automjeti, 1 430 € dhe vlera monetare në Lekë si dhe 5 aparate telefoni celularë.
Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Ndërsa hetimet e mëtejshme do të bëhen nga Prokuroria e Durrësit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.


Sigal