Një automjet luksoz tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit në superstradën Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.
Nga aksidentit fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit ka dalë para se makina me benzinë të përfshihet nga flaket.
Shpejtësia dhe lagështira në rrugë dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin.