Makina humbet kontrollin në Shkodër, pasagjeri përfundon në spital

507
Sigal

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka mbetur i lënduar pasagjeri.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës, ndërsa policia në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Emrat e personave ende nuk janë bërë publike nga policia.