Makina gjysëm në greminë, fati shpëton pasagjerët

732

Një automjet i Nënstacionit të Fushë Arrëzit është përfshirë në një aksident të rëndë, pasi ka rrezikuar të përfundojë në një greminë.

Sigal

Ngjarja ka ndodhur në Arst Miliska të njësisë administrative Fierëz.

Mjeti fuoristrada me të cilin lëviznin drejt Fushe Arrëzit specialistët e hidrocentralit ka rrëshqitur në trasen e rrugës si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm, ndërsa vetëm fati ka shpëtuar dy personat që udhëtonin në mjet, pasi rrezikonin të binin nga një lartësi prej 400 metrash.

 ‘BalkanWeb’ raporton se specialistët kishin qenë në Nënstacionin e Gropave dhe po ktheheshin drejt nënstacionit të Fushë Arrëzit, ku po inspektohej për defekte linja 35 kilovolt, Fierz- Fushe Arrëz. Për më tepër shihni videon ku shihet mjeti i bllokuar në anë të rrugës, ndërsa një nga rrotat e saj qëndron në ajër dhe poshtë duket gremina.