Makina e përplas burrin e largohet… qytetari dergjet në rrugë, askush nuk e ndihmon

522
Sigal

Një këmbësor u përplas nga një makinë këtë të mërkurë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë, por ajo që ishte me të vërtetë befasuese ka qenë fakti se drejtuesi i mjetit është larguar dhe për minuta të tëra, askush nuk ka shkuar në ndihmë të të aksidentuarit.

Burri është dergjur në mes të rrugës pa ndjenja dhe askush nuk e ndihmon. Video është publikuar nga Fiks Fare këtë mbrëmje.

Fatmirësisht qytetari në fjalë është jashtë rrezikut për jetën.