Sigal

Makina e një emigranti shqiptar është shkrumbuar nga zjarri në Greqi. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se një trup i djegur është gjetur brenda makinës. Autoritetet nuk kanë arritur ta identifikojnë trupin dhe nuk është e qartë nëse bëhet fjalë emigrantin nga Tepelena apo ndonjë person tjetër.

Situata vazhdon të jetë dramatike. Nga informacionet paraprake thuhet se në zonat e përfshira nga flakët jetojnë shumë shqiptarë por deri tani nuk ka njoftime për viktima.
Ambasada shqiptarë në Athinë ka njoftuar shqiptarët që të telefonojnë në linjat e emergjencës në rast se ndodhen të rrezikuar nga zjarret.