Makina del nga rruga, tre persona të plagosur në aksident

619
Sigal

Tre persona janë plagosur në një aksident që ndodhi këtë mëngjes në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMW” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë plagosur pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI

Sot në datën 25.06.2019, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ne vendin e quajtur “Kryqëzimi i Corrushit” shtetasi B.M, 39 vjeç, banues në Pukë, duke drejtuar automjetin tip “BMV” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët në mjet, shtetasit: A.Sh, 18 vjeç, banues në Tiranë; I.B, 29 vjeç, banues në Kuçovë dhe P.S, 22 vjeç, banues në Fushë-Arrëz, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.