Makina del nga rruga, 2 të plagosur

551
Sigal

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave, ka ndodhur pasditen e sotme në Maliq të Korçës. Mësohet se makina ka dalë nga rruga, për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën po lëvizte.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit, i cili ka marrë dëmtime të rënda, si dhe pasagjeri që po udhëtonte me të.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur nxjerrjen e personave të plagosur nga makina.