Makina bie nga ura, humb jetën shoferi

642
Sigal

Një person rreth të 50-ave humbi jetën gjatë ditës së sotme në një aksident rrugor në Reps.

Mjeti Mercedez Benz, tip ML, me të cilin udhëtonte ka rënë nga ura në lumë.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa mësohet se po udhëtonte vetëm në mjet.

Është dashur ndërhyrja e vinçit për të nxjerrë makinën.

Policia ka nisur hetimin për aksidentin.