Major Tanushi prehet në varrezat e Dëshmorëve

542
Sigal

I është dhënë lamtumira e fundit major Klodian Tanushit, ku për nder të tij kanë bërë homazhe qindra të afërm, familjarë ushtarakë e personalitete të rëndësishme të vendit tonë.

”Dëshmori i Atdheut”, major Klodian Tanushi, ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni pas shpërthimit të një mine. Në nder të komandantit të kontigjentit shqiptar në Letoni sot është shpallur ditë zie kombëtare, ku në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

Në këtë ceremoni të homazheve të pranishëm kanë qënë edhe tre fëmijët e major Tanushit, të cilët me lot në sy i kanë dhënë lamtumirën babit të tyre. Gjithashtu homazhe për komandatin e rënë në detyrë ka bërë kolegu i tij, Julian Kapaj i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi i minës. Minë e cila u mori jetën Klodianit dhe Zarife Hasanajt.

Arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar do të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve, ku aty major Tanushi do të prehet përgjithmonë. Majori la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, më të voglën vajzën vetëm një vjeç.