Majlinda Keta: Çelësi i krizës politike është te votuesi shqiptar 2017 me Kartën e Reformës Elektorale në dorë

557

1-     
Zonja Keta ,vjeshta mbaroje dhe bashke me te
edhe korrja dhe tharja e hashashit. Si ndiheni kur arat jane shndrruar ne
plantacione te helmit vrases?

Pohimi i nje fakti të
tillë përmes medias vendase dhe të huaja, pa harruar pohimet në  raportet e ndërkombëtarëve  për Shqipërinë kohët e fundit është treguesi
më I spikatur I dështimit shumëplanësh të Shqipërisë në 26 vite tranzicion
drejt demokracisë. Kjo, së pari, pasi
hashashizimi me shtrirjen e pamatë gjeografike në territorin e Shqipërisë si një
politikë “zhvillimi vendor” është tregues i pohimit më të dhimbshëm se Shqipëria
ende vijon me mungesë të një modeli ekonomik zhvillimi ndërsa prodhon modele destruktive zhvillimi nga
politika shqiptare. Së dyti, edhe pse
raportohet goditje nga operacione të policisë sonë dhe të ndërkmbëtarëve të
angazhuar në luftën kundër trafikimit të drogave, vijimi i proceseve zinxhir,
ai I transportimit përtej mbjelljes, korrjes, tharjes,  flet për një “stoicizëm” të rriskmarrjes me
çdo lloj pasoje të të “punësuarve” në këtë lloj fushe “zhvillimi” ndërsa asnjë
kokë drejtuese e këtij biznesi nuk bie në rrjetat e policisë. Ky është një
tregues I cënimit kritik të sigurisë kombëtare
të një vendi anëtar të Aleancës Transatlantike. Së treti, do pohoja se shqiptarët
janë më të pashpresë se kurrë
derisa zgjedhin të “luftojnë” dëshpërimin nga
pasiguria në këtë vend ende me
“zhvillime” që i vrasin “bardhë e butë” fëmijët e tytre
(kultivimi masiv i
drogës dhe punësimi në to I fëmijëve dhe grave) ose me emigracion të çdo forme.
Të dy këto modele të pashpresa na kushtojnë shumë për të ardhmen tonë në kohën
kur e  dijmë se bota në këtë fazë krize
vlerash, qeverisje dhe finanacash  po na
I mbyll dyert për katër liritë e mëdha(levizje e lirë qytetarësh, shërbimesh,
mallrash e financash). Së katërti,
meqënëse debutoj në fushën e dijes universitare dhe publike do të pohoja me
dhimbje se kjo që po përshkruajmë bashkë po na vjedh çdo moral e motivim për të
lektuar e bashkëdialoguar me student mbi filozofinë e integrimit europian, edukimin
dhe rolin që ai ka si lidership I zhvillimit të qëndrueshëm në vend. Për çdo
vit që mbyllet, ky moral vjen duke rënë në kuotat e vlerësimit dhe mbështetjes
nga  të rinjtë,  ndonëse nganjëherë fasadat e medias
proqeveritare edhe “na ndihmojnë” për pak pozitivizëm. Të vrasësh ëndrrën përmes ideve 
dhe katran“modeleve”, të regresosh ndërsa nën inflacion termash politikë
pretendon se po qasemi më shumë me Eurpën, do të thotë të ushqesh sot KOMËN
shoqërore  po aq sa të vrasësh shpresën për
më mirë në të ardhmen për të gjitha gjeneratat që duan te jetojnë këtë vend.

Politika mbarëterritoriale e hashashizimit, droga, vetëm vret, këtë e dijmë të
gjithë. E kur gjithë kjo vjen pasi shqiptarët i “ plagosën për t’I vrarë”  me modelet e firmave piramidale, me skafizmin
për klandestinë,  universitete piramidale,
gërdecpolitikë.  Kjo finale me vdekjen “e
bardhë”, është koma më e tmershme social politike në vend. E pafalshme për atë
që bënë qeveritarët dhe opozitarët e këqinj por dhe populli i heshtur e kokëulur
shqiptar që jeton paradoksalisht mes skllavërisë së “modeleve” të zhvillimit dhe
shekullit të 21 që ka prodhuar tronditje të mëdha për sigurinë dhe mirëqënien
mendore.

2-     
 Paraprakisht eshte folur ne mediat zyrtare
Gjermane se Europa nuk ka nevoje per Shqiperi ku eksporton veç droge . A
mendoni se Deputeti i Budenstagut dhe zonja Merkel nuk mundet te genjehen me
sheqerkat e mariuanes qe servire politika zyrtare e Tiranes ?

Të them të drejtën më
shumë se për hallin e Europës unë këto gjëndje kritikë të jetës, mirëqënies dhe
ardhmërisë së shqiptarëve I vlerësoj alarmante për MODELIN që shqiptarët po i pranojnë
vetes pas çerek shekulli në pretendim përë të ndërtuar demokracinë perëndimore.
Për një gjë jemi të qartë të gjithë, që dhjetoristët nuk ngritën idealin mbi
moton “E duam Shqipërinë si Kolumbinë” pasi nëse di ishin artikuluar kështu as
Europa Perëndimore as ajo e Merkelit nuk do kishte derdhur fonde nga
taksapaguesit e saj që në mes të Europës të ndërtonin Kolumbinë europiane. Kush
është investuar në media, qeverisje, policim, edukim e di mirë çfarë do të thonte
si një luftë shumëfrontëshe që në vitet 2000 Shqipëria të mos cilësohej kurrë
vend prodhues i drogës apo të luftohej në raporte për cilësime  mes vend tranzit apo distributor rajonal përmes
grupeve të organizuara në shtete të ndryshme europiane. Në vend të progresonim
në këtë kauzë me individë të angazhuar, ne “progresuam” nga një Lazaratpolitikë
tek cikëlpolitika e drogës, kultivim, korrje, tharje, transportim, rigjenerim
“larje’ zhvillim të fitimeve me kontekst vendor dhe makroekonomik. Uroj që
Elektoralet 2017-të të mos lejohen të gjenerohen nën avujt dhe toksikimet e
kësaj cikëlpolitike.

Për këtë të fundit, ndërsa
TURPËROHEM si shqiptare që jetoj mes kësaj politike, do i kërkoja seriozitet në
vlerësim e gjykim për këtë gjëndje Europës së INTEGRUAR, do t’i kërkoja
qeverisjes “Made in Merkel” një angazhim të atij niveli vendimarrës që në
përfundim të mund të këpusin, thajnë dhe “djegin” kokat e këtij turpi politik.
Miqtë e mbështetësit e huaj të integrimit të Shqipërisë në BE duhet ta kenë të
qartë se ato shqiptarë që ndalohen për të dalë para drejtësisë së tyre, të
ndalur në brigje detesh, makina, furgonë apo avionë, janë thjesht “të punësuar”
të kësaj politike punësimi alla shqiptare, në mes të Europës. Ato janë
viktimat, xhelati “politik” është tjetër.

Merreni seriozisht në
konsideratë angazhimin tuaj për fatet e shqiptarëve  2016, menaxhojini ndershmërisht financat nga
taksapaguesit tuaj,  sepse të mirat në
progresimin tonë për shumë arësye do i ndajmë pa dyshim bashkë por të këqijat e
këtij modeli” zhvillimi e punësimi në masë, avujt dehës dhe vdekjeprurës të tij,
përveç nesh,  i “konsumoni” edhe JU.
Vdekja prej këtyre modeleve nuk do kursejë asnjërin prej nesh.  Kjo do na bashkëvrasë në kohë të gjithëve sot
e nesër por bashkë me të do vrasë edhe idealin e një projekti paqeje dhe
zhvillimi që besoi Europa e pas dy luftave botërore, atë të krijimit të  Bashkimit Europian. Ne ende besojmë se ai
është projekt për popujt, për shpirtrat e tyre në paqe, demokraci, prosperitet
e integritet jo project bixhoz kastash politike për biznesin politik dhe
oligarkinë fnanciare.

 

Sigal

 

 

 

 

 

 

3-     
Si e shikoni perspektiven e vendi, Ku medoni
se fshihet celsi i arte i deres qe na bashkon me familjen Europiane ?

 

Shumë thjesht, atëherë kur për 
NE, qeveritarët tanë të mos japin Celësin e fshatit, qytetit, qeverisë
VETËM të huajve që vijnë, vizitojnë, superpriten me fasada marketingu e
koncerte alla perëndim,  e më pas
raportojnë për Shqipërinë europiane që lulëzon. Do të uroja që këto raportues
le të vijnë të punojnë disa vite apo le të vendosin të qëndrojnë këtu mes nesh
për asistencën e progresit  në Shqipëri  mbështetur me kushte të përafërta ekonomike,
financiare, edukatove, shëndetsore  me
shqiptarët (do sygjeroja me rrogën e Presidentit tonë) e më pas të raportojnë për  raport progreset për integrimin euroipian të
vendit dhë qëndrueshmërinë e sigurinë transatlantike. Ta ndjejnë më mirë përfitimin
nga “modelet shqiptare të integrimit,. 
Kokat e  “modeleve” të
institucionalizuara në qeverisjet e ndryshme gjatë tranzicionit nuk janë as mes
atyre që zgjodhën emigrimin si rrugë për të jetuar normalisht mes të qytetëruarve
në perëndim por as mes një populli që skllavërohët me mëditje për t’u punësuar
në këto” modele” për mbijetesë. Sigurisht që duhet filluar nga vetja. Ne, si popull, duhet të rrebelohemi me votë
dhe të përdorim çdo lloj proteste demokratike ndaj këtyre skllavopranarëve
politikë që në karrierën e tyre të posteve dhe finanacave private progresojnë
sa herë janë ideatorë dhe përftues direkt të këtyre “modeleve”.

Duhet të ndërgjegjëzohemi NE, si popull,  por duhet të lodhen edhe “mentorët” ndërkombëtarë
që na asistuan, që ushqyen me ide, bashkëpunim e shtrengime duarsh e vlerësime
publike  këtë klasë politike.

Celësi i artë për të hapur derën që na bashkon realisht me
familjen e Bashkimit Europian është kryerja
urgjente e Reformës Elektorale
, ajo e cila do sigurojë që vota e shtetasve
të RSH nuk do kthehet në një shumatore aritmetike e më  pas manipulohet pa ideologji e moral politik
ndërsa  listohen të preferuarit e KryetarëveZeusa
të Partive. Këto Zeusa Politikë të partive 
të mëdha I kanë kthyer partitë si garnizone antidemokratike dhe
qeverisjen prej votës tonë si instrument për punësimin dhe pasurimin e oborrtarëve
të tyre që punojnë e firmosin për Mbretin Politik. Kjo është një gjëndje shumë
më e rëndë se komunizmi që lamë pas, më e keqe se psikoza “demokratike” e
partisë shtet. Si mundet që këtoparti nën autoritarizëm udhëheqësi ti garantajnë
udhëheqësi demokratike reformave në vend???? Si mund t’I besosh këtyre soj
liderëve se do na prijnë për anëtarësim???

Para Reformës në institucionet e Drejtësisë  që shesin politikanët tanë por edhe “pranojnë”
si kusht apo rekomandim politikanë të BEsë, unë jam për Reformën në Politikë, në partitë poitike, ku REFORMA
Elektorale do i paraprijë këtyre të dyjaveasaj politike dhe në institucionet e
drejtësisë) sikurse edhe komponentit të tretë, Drejtësisë Mjedisore. Tek ne ka nevojë të dekriminalizohet VOTA si
cilësi e pjesmarrjes qytetare dhe përgjegjësisë qeverisëse, Politika të tilla që
janë përdorur  si instrument për këto  “model”e të zhvillimi të qëndrueshëm,  duhet 
të denoncohet dhe penalizohet. 
Krimpolitika që ka “vrarë” dëshirën dhe shpresën e shqiptarëve për ta
jetuar këtë vend, që ka shkatërruar MJEDISIN urban e rural, malor, lumor e
detar si një nga burimet strategjike për zhvillim, që ka  Politikanë si Merkel apo standardet e politikës
ndërkombëtare pro shqiptare duhet të ndihmojnë fuqishëm shqiptarët që në
Elektoralet 2017 të shkojnë me një votë të mbrojtur,  larg fuqisë blerëse që mundësuan hashash
politika, gërdecmjedis politika, universitetkioskë politika por pa harruar
piarmidpolitikën apo skafpolitikën. Nëse jetojnë mes shqiptarëve këto të huaj I
dijnë fare mirë ku I kanë autorët dhe ekzekutorët këto lloj “modelesh”
zhvillimi. Celësi I artë do të përdoret nga votuesi shqiptar i “mbrojtur”
institucionalisht me qëndrime të prera të vendimarrjes së lartë politike të BE-së
që I refuzojnë haptazi dhe me argument këto fasadë politika. Ato haptazi duhet
të mbështesin popullin shqiptar për të mos u “vrarë” nga këto destruktivitete
politike 25 vjeçare që në rrotacione politike elektorale bëjnë sikur hapin
hesapet e njëri tjetrit në emër të drejtësisë 
për votuesit por që sapo inkuadrohen në pushtet ekzekutiv I përdorin
këto “kauza antikorrupaion” për mjete presioni të rradhës ndaj kundërshtarit
politik. Kjo është është përsosur në 25 vjet dhe është përdorur mjeshtërisht  për të ashtuquajturën kauzë të hapjes së
dosjeve të sigurimit të shtetit.

A nuk ishte ky një çelës që do na shtronte tapetin e moraltë të
progresit tonë drejt BE?

Ku jemi sot?

Përpos që nuk janë hapur, ato janë kthyer në një boomerang për
shqiptarët pasi gogoli për to u përdor mjeshtërisht ndaj aktorëve në dosje me
qëllim që ato të viheshin në shërbim e në funksion të pushtetit të klasës
politike të “re” 25 vjeçare. Ato u përdorën si “të zellshëm”, ricikluan në
nivele të larta të politikës e ligjbërjes, ekzekutivit dhe diplomacisë,
drejtësisë dhe edukimit duke I hedhur edhe si poteciale luftëtare kundër
konkurrentëve politikë të rradhës me moral e tregues profesionalë shumë herë më
të mira se ato vetë. 

Sot dosjet nuk janë dhe nuk do jenë të plota edhe në dorë të
Institucionit të sapovotuar në Parlament, ato janë në dorë të ZeusavePolitikë dhe  Ekzekutivë në 25 vite. Këto që mbajtën peng
çlirimin e shqiptarëve nga e kaluara komuniste, për të siguruar të sotmen e
tyre në pushtet sa më afatgjatë, nuk mund të pranohen se do jenë promotorët
tanë për të hapur dyert e BE-së.

 Kështu do vijojmë të dështojmë
në qasjen me BE por mbi të gjitha me progresin dhe prosperitetin kombëtar nëse
vijojmë votojmë këtë klasë politike të kalbur në ideologji, moral dhe shtetbërje.
Ato janë peng i së shkuarës po aq sa dhe i 25 viteve të “modeleve” të kriminalizuara
të zhvillimit alla shqiptar që na ofruan jo vetëm ne shqiptarëve por dhe të
huajve që asistojnë e mentojnë raport Progreset.

Celësi është tek VOTUESI shqiptar 2017 me Kartën e Reformës
Elektorale në dorë.