Majko-Llallës: U nxitove me deklarimet për hetimin e ish-ministrave dhe ministrave/Reagon kryeprokurori: Problemi juaj nëse ju k

641
Sigal

TIRANE – Hetimet e Prokurorisë dhe influenca e tyre nga politika, janë bërë objekt debatesh sot në Komisionin e Ligjeve, ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, i ftuar të raportonte për progres-raportin e Komisionit Evropian,  dhe deputetit të Partisë Socialiste Pandeli Majko.

Në fjalën e tij Kryeprokurori Llalla u shpreh se mungesa e stafit ka qenë problemi kryesor në institucionin që ai drejton por se  që kur ka ardhur në detyrë, nuk ka pasur asnjë transferim kundër ligjit.

“Mungesa e stafit është problemi kryesor në punë. Qëkur erdha në detyrë, nuk ka asnjë transferim kundër ligjit. Kemi një masë ndaj një prokurori dhe disa oficerëve”, tha Lalla.

Por sipas deputetit socialist, ka zvarritje të çështjeve dhe hetimeve të Prokurorisë, si dhe mungesë transparence lidhur me emërimet. Madje sipas Majkos në hetimet e Prokurorisë ka edhe influencë nga ana e politikës. Duke iu drejtuar Kryeprokusorit Llalla, deputeti Majko u shpreh se po e trajton korrupsionin sikur s’ka ndodhur asgjë.

Majko gjithashtu i cilësoi si të nxituara deklaratat e Kryeprokurorit Llalla për hetimin e ministrave dhe ish-ministrave.

“Prokuroria vazhdon të influencohet nga politika. Ka zvarritje të çështjeve dhe s’ka transparencë me emërimet. Po e trajtoni korrupsionin sikur s’ka ndodhu asgjë. Gjithashtu edhe deklaratat për hetimin e ministrave dhe ish-ministrave ishin të nxituara.” theksoi Majko

pandeli majko

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kryeprokurori Llalla, i cili iu përgjigj deputetit Majko se është problemi i tij nëse është i shqetësuar nga deklaratat e Kryeprokurorit.

“Problemi juaj nëse jeni të shqetësuar nga deklaratat e mia.” u shpreh Llalla

Debatit i është bashkuar edhe kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj i cili ka pyetur Llallën nëse ka persona të korruptuar në Prokurori.
 
“A ka të korruptuar në prokurori, oficer gjyqësorë?” iu drejtuar Xhafaj-Lallës

Kryeprokurori i është përgjigjur duke nënvizuar se ka një masë ndaj një prokurori dhe disa oficerëve
 
“Ne kemi marrë iniciativën për ndryshime në ligjin për Prokurorinë në Këshillin e Ministrave. Lidhur me Këshillin e Prokurorisë mendoj se do jetë pjesë e ndryshimeve dhe rregullimeve ligjore. Lidhur me hetimet me veprat e korrupsionit, kemi një masë ndaj një prokurori dhr ndaj disa oficerëve.” tha Llalla

adriatik llalla