Mahnitëse mrekullia nënujore e Viroit në Gjirokastër

4642
Shqipëria njihet për bukuritë e saj në alpe e bregdet, por tashmë njihet edhe më mirë për mrekullitë e saj që gjënden në pjesën nënujore, mrekulli të cilat po tërheqin vëmendjen e shumë adhuruesve vendas e të huaj.
Këto mrekulli që vijnë në këtë set fotografik, flasin për një mrekulli nënujore në Gjirokastër mrekulli e cila është zbuluar nga të huajt dhe jo shqiptarët.
Ka qenë fotografja polake, Irena Stangierska e cila ka eksploruar këtë zonë dhe ka fokusuar në aparatin e saj fotografik këto imazhe fantastike, apo siç e ka quajtur ajo “magji e botës nënujore shqiptare”.
Fotot janë marrë gjatë një udhëtimi që një grup zhytësish pasionantë mes tyre dhe Irena kanë bërë në jug të Shqipërisë në korrik të vitit 2015 ku kanë vizituar tre shpella nënuojore: Viroit, Skotinin dhe Petranik.
Mbresat më të mëdha kanë qenë në shpellën e Viroit dhe ajo është zbuluar këtë vit nga eksploratori Krzysztof Starnaëski në një thellësi 249 m, ku poshtë të dukshmes së Viorit në thellësitë e saj ndodhet kjo bukuri e rrallë që ju nxit ta vizitoni të gjithëve.
Liqeni i Viroit është monument natyror që prej vitit 1982 dhe ndodhet 3 km larg qytetit të Gjirokastrës.
Liqeni artificial me sipërfaqe ujore prej 17,5 ha që ushqehet nga ujrat e burimit të Memes, është i rrethuar nga një park pishash të egra, që e bëjnë këtë hapësirë një prej atraksioneve më të rëndësishme natyrore pranë Gjirokastrës.
Bërja publike e këtyre fotove, që gjithsecili do i adhuronte, pritet q ëtë ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek turistët që mund të vijnë dhe ta vizitojnë atë, e pse jot ë kthehet në një atraksion turistik shumë të madh për të gjithë adhuruesit e pasurisë nënujore.


Sigal