“Magjia” e lëngut ta majdanozit për shëndetin

687
A e dinit se lëngu që përftohet nga shtrydhja e majdanozit ka efekte mjaft të mira shëndetësore?
Konsumi i rregullt i këtij lëngu ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut. Po ashtu, ai bën të mundur furnizimin normal të trupit me oksigjen si dhe stimulon funksionimin më të mirë të gjendrës adrenale dhe asaj të hipofizës.
Ky lëng rekomandohet të përdoret nga personat që vuajnë nga sëmundjet e sistemit urinar, nga gurët në veshka dhe rëra në fshikëz.
Në morinë e përdorimeve, lëngu i majdanozit ka efekte mjaft të mira edhe për problemet gjinekologjike. Sipas hulumtuesve, gjimbjet menstruale te femrat minimizohen nga ky lëng.
Por duhet të keni kujdes pasi lëngu i majdanozit është një nga lëngjet më të forta dhe rekomandohet që të konsumoni vetëm 60 mililitra.
Sigal